Meta takon kreun e ”Rotary International”: Dhanë ndihmën e tyre për 100 fëmijë shqiptarë që kanë probleme kardiake

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta këtë të hënë ka pritur në një takim të veçantë, kreun e “Rotary International”, Shekhar Mehta.

Kreu i Shtetit thekson se i ka shprehur mirënjohjen Mehtas për ndihmën e dhënë për 100 fëmijët shqiptarë që kanë probleme kardiake.

“Jam i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë, nën moton frymëzuese “Shërbe për të ndryshuar jetë” (#Serve to change lives)”, thotë ndër të tjera Meta në postimin e tij në facebook.

SHKARKO APP