Meta takon kryetarin e opozitës së Maqedonisë Zoran Zaev

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shkup, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta takoi Kryetarin e partisë më të madhe opozitare të Maqedonisë LSDM z. Zoran Zaev, njëkohësisht Kryetar i Bashkisë së Strumicës.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta duke vënë në dukje përgjegjësitë dhe rolin e rëndësishëm të opozitës në demokraci, dhe në veçanti përqasjen pro-evropiane e përkushtimin e deputetëve të LSDM, vlerësoi angazhimet e tyre në shërbim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë. 

Në këtë drejtim, z. Meta theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe debatit në Parlament në interes të integrimit euro-atlantik dhe forcimit të demokracisë në vend, duke uruar për tejkalimin e vështirësive dhe për një kthim sa më të shpejtë të LSDM në jetën parlamentare të Maqedonisë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Kuvendit Meta bëri gjithashtu një vlerësim të veçantë për punën e z. Zaev si Kryetar i Bashkisë së Strumicës dhe e ftoi atë të vizitojë Tiranën së shpejti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?