Meta takon Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Komuniste të Kinës

Në vijim të vizitës në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u takua me Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës,   Song Tao.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin transformues të Partisë Komuniste Kineze dhe  theksoi se në Shqipëri çdo parti Parlamentare mbështet marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës.

Për sa i përket bashkëpunimit politik dhe ekonomik, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe tradicionale me Kinën dhe shprehu besimin për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Projekti pilot për mësimin e gjuhës kineze në 5 shkolla 9-vjeçare në Shqipëri si dhe hapja e Institutit Konfuci tregon interesin e madh që kanë shqiptarët për mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze”, u shpreh z. Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë bashkëbisedimit, Ministri për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës,  z. Song Tao shprehu kënaqësinë dhe rëndësinë e këtij takimi dhe siguroi se marrëdhëniet me Shqipërinë mike janë të qëndrueshme dhe kanë rëndësi të veçantë për Kinën.

“Unë qysh fëmijë jam rritur me idenë se Shqipëria është vend mik dhe pres me padurim ta vizitoj në kohën më të afërt, tha z. Song Tao.

Tao shprehu bindjen se çdo sukses i Kinës ka ardhur si rezultat i mirëorganizimit dhe vetëkontrollit brenda radhëve të Partisë Komuniste të Kinës. “Duam të shkëmbejmë përvojën ndërpartiake me njëri-tjetrin me besimin se mund të përfitojmë nga përvoja e njëri-tjetrit. Ndërsa në kuadër të nismës 16+1, Kina do të vazhdojë të zhvillojë dialogun politik pasi ne besojmë se partia është forcë nxitëse për vendin dhe do të angazhohemi të nxisim kompanitë kineze të kryejnë investime me leverdi reciproke”, deklaroi z. Song Tao, Ministër për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?