Meta takon përfaqësues të komunitetit Arbëresh: Trashëgimi e jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta është takuar me përfaqësues të komunitetit Arbëresh, si edhe me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, Damiano Baffa. Për të trashëgimia kulturore Arbëreshe është një pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, dhe që meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi.

“Emocion dhe si përherë kënaqësi të takohem me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh. E ngrohtë dhe vëllazërore ishte dhe biseda me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, z.Damiano Baffa.

Vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe theksova nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.

Trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore Arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë”, shkroi Meta.

SHKARKO APP