Meta takon strukturat në Korçë: 1.5 mln € borxh, do i paguaj shteti nga buxheti që miratohet sot

Gjatë një takimi me strukturat në Korçë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qeveria ”Rama 3”, edhe pse në kohë krize shton taksat për profesionet e lira. Më tej ai tha se 1.5 mln euro do jetë pagesa e shtetit për borxhin nga buxheti që do miatohet ditën e sotme.

”Në kulmin e krizës shton edhe taksat për profesionet e lira. Është ky moment për të taksuar profesionistët kur nuk kemi mundësi ti mbështesim. 17 mln euro përfiton buxheti. Ajo që dinë këta është që vetëm të marrin borxhe për të vjedhur për veten e tyre. 1.5 mln euro pagesat e shtetit për borxhin nga buxheti që miratohet sot.

Në kulmin e krizës kaluan vetëm me një kompani në atë rrugën Lekaj për në drejtim të Fierit, 7 mln euro i bie atje km, 2 mln euro i bie 1 km në Francë. Kë pyesin këta që marrin borxhe që i paguani ju? Këta duan edhe të vjedhin, edhe t’ju poshtërojnë, edhe t’ju detyrojnë t’i duartrokisni. Ky është respekti i tyre për qytetarin, për atdheun e dini ju”.

SHKARKO APP