Meta: Të dënohen autorët e vrasjes së turistëve

 

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dënon me ashpërsi aktin barbar në të cilin humbën jetën në mënyrë brutale dy turistë çek, të cilët kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë e të shijonin mikpritjen dhe bukuritë e saj.

Z. Meta u shpreh të gjithë solidaritetin familjeve të dy turistëve të vrarë dhe kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të veprojnë me shpejtësi dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët e këtij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarisë dhe besës së krahinës së Dukagjinit dhe gjithë popullit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Meta thekson se akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit si një destinacion turistik dhe kërkon nga organet kompetente të marrin të gjitha masat që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?