Meta: Të ecim në gjurmët e Rilindasve të vërtetë e të çlirohemi nga çdo e keqe që mban peng të ardhmen e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Frashër të Përmetit ku vlerësoi me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.
Në fjalën e tij, krye i shtetit u shpreh se është koha që shoqëria shqiptare të ecë në gjurmët e rilindësve të vërtetë.
“Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.
Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian.
Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?