Meta thirrje Policisë Bashkiake të Tiranës: Mos dhunoni të moshuarit, drejtësia të reagojë (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë shkas nga dy veprimet e fundit të Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj dy të moshuarëve, ku njërin e dhunoi dhe një shitësje ambulante sot i derdhi perimet në tokë, ku teksa i dënon si sjellje, bën thirrjen që punjonjësit që bëjnë kujdes maksimal me zbatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

”I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!

SHKARKO APP