Meta thirrje punonjësve të shtetit që të jenë të kujdesshëm me shkresat: Do merrni veten më qafë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje punonjësve të shtetit që të jenë shumë të kujdesshëm me shkresat që ata kanë në duar, apo dhe firmosin.
Sipas ish-presidentit, ata duhet që të bëjnë kujdes që të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme, pasi sipas Metës, ata do të marrin më qafë veten e tyre.
Me anën e një postimi në Facebook, po ashtu Ilir Meta ka shtuar se në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji.
”U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre! Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji”,-shkruan Meta në facebook.