Meta thirrje qeverisë kundër varfërisë dhe papunësisë e cila po rritet tmerrsisht
Presidenti Meta në këtë të dielë përcolli një mesazh të fortë për shqiptarët, partitë politike dhe sidomos për qeverinë. Meta kërkon me insistim që reformën zgjedhore ta realizojnë sipas premtimit publik, por insiston që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Bile Ilir Meta ka thënë që duhet që të ndryshohet Kushtetuta e ku Kryetari i Shtetit të ketë votë popullore, bile ai është gati që jo pas vitit 2022 kur i mbaron mandati, por që tani të vendoset ndërprerja e mandatit të Presidentit të votuar nga parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje presidenciale.
Por në mënyrë të veçantë sot Presidenti ka bërë thirrje për të marrë masa kundër papunësisë dhe varfërisë e cila po rritet në Shqipëri.
Ja se çfarë shkruan Presidenti:
“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”.
KOHA JONË SONDAZH

