Meta thirrje qeverisë: Të mbështeten dhe të rriten tarifat doganore për prodhimet ”Made in Albania”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.

“Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”. Fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon, që është më i larti në Europë.

Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që në nisje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria nuk ka vullnet të rrisë tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja e Tregtisë së Lirë, sepse kjo është një qeveri që e kemi thënë dhe e theksojmë që nuk ka interes të rrisë dhe të mbështesë prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, shkruan Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?