Meta thirrje qytetarëve për 14 majin: Mos hezitoni të votoni pasi abuzimet e qeverisë vetëm thellohen

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë, por të dalin dhe të votojnë.

“Vota është instrumenti më i çmuar i qytetarëve për të ndalur arrogancën dhe brutalitetin e kësaj Qeverie të korruptuar. Për të gjithë ata qytetarë, që edhe pse janë të pakënaqur, hezitojnë të votojnë, apeli im është ky: Nëse nuk merrni pjesë në votime, abuzimet e Qeverisë ndaj jush, jo vetëm do të thellohen, por duke mos votuar, ju nuk do të keni të drejtë dhe të ankoheni! Prandaj 14 maji është jo vetëm mundësia e ndëshkimit të Qeverisë, por edhe dita e triumfit të zërit qytetar”, tha Meta në një intervistë për Vizion Plus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?