Meta: Rritja abuzive e çmimit do të prekë mijëra familje shqiptare, monitoroni sahatet
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndryshimin e fashës së energjisë elektrike. Përmes një postimi në facebook, Meta thotë se qytetarët duhet që të bëjnë kujdes dhe të monitorojnë vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar.
Postimi i plotë
Rritja abuzive e çmimit të energjisë elektrike do të prekë mijëra familje shqiptare.
Qytetarëve të thjeshtë që rrezikojnë sidomos nga vendosja e fashës 800kë në muaj ju bëj thirrje të tregojnë kujdes dhe të monitorojnë vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar!