Meta thirrje rinisë t’i bashkohen Partisë së Lirisë: Aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje rinisë shqiptare që ti bashkohen partisë, që sipas tijt do të jetë një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën. Përmes një videomesazhi, Meta i bën thirrje rinisë së vendit që të marrin fatet e vendit në dorë.

”Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.

Merrni në dorë fatet tuaja! Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin”,-shkruan Meta.

SHKARKO APP