Meta, tryezë për komunitetin rom: Arsimim dhe strehim për ju
Arsimimi dhe strehimi mbeten dy nga sfidat kryesore për institucionet shqiptare në raport me komunitetin rom.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke folur në një tryezë mbi forcimin e rolit të Kuvendit në kontrollin dhe zbatimin e legjislacionit që prek të drejtat e komuniteti rom, tha se vitin e kaluar është miratuar dhe plani kombëtar për integrimin e romëve dhe egjiptianvëe për periudhën 2016-2020, por nga ana tjetër kërkoi më shumë vullnet për zbatimin e legjislacionit për përmbushjet e të drejtave të këtyre komuniteteve.
“Vitin e kaluar është miratuar plani kombëtar i veprimit për integrimin e romëve dhe egjiptianvëe për periudhën 2016-2020. Plani pritet të adresojë fushat prioritare si regjistrimi civil, arsimi profesional, kujdesi shëndetës, por dhe strehimi. Arsimi është sfidë kombëtare, veçanërisht përfshirja e fëmijëve të komunitetit rom në arsimin parashkollor që duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë duhet të jetë ndër prioritetet tona. Nuk mjafton vetëm legjislacioni, por duhet më shumë vullnet për zbatimin e tij. Niveli arsimor i fëmijëve rom është problem i të sotmes, por akoma më shumë problemi i të ardhmes, pasi pa arsimin e duhur ata nuk do të jenë realisht të integruar, por të mënjanuar nga tregu i punës. Duke njohur këtë problematikë, jemi të vendosur për ta ndryshuar. Dua të nënvizoj dhe marrjen e masave përe lehtësimin e kritereve për përfitimin e strehimit. Është nga sfidat më të rëndësishme që kushtëzon jetën në standartet normale në Shqipëri”, u shpreh Meta.
KOHA JONË SONDAZH

