Meta: U bashkohem lutjeve, që mirësitë e Zotit të bekojnë çdo familje shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka nderuar kujtimin e Hafiz Sabri Koçit, në 30-vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Teksa ka ndarë një foto krah tij, Meta shprehet se u bashkohet lutjeve që mirësitë e Zotit të bekojnë dhe begatojnë besimtarët dhe çdo familje shqiptare!

“Sot, në 30-vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, shpreh nderimet e mia më të larta dhe falenderimet më të sinqerta për të gjithë drejtuesit e nderuar fetarë të këtij Komuniteti, ndër vite, për qëndrimin e palëkundur në shërbim të çështjes shqiptare dhe kontributin e vyer për edukimin e besimtarëve tanë me vlerat e vërteta të islamit, në funksion të paqes, progresit shoqëror, harmonisë e tolerancës ndërfetare, që e kanë kthyer kombit tonë në shembull për mbarë njerëzimin.

Një homazh për Hafiz Sabri Koçin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët me shumë sakrifica ringritën nga hiri institucionet kultit, pas dekadash terrori. U bashkohem lutjeve tuaja në këtë ditë të shënuar, që mirësitë e Zotit të bekojnë dhe begatojnë besimtarët dhe çdo familje shqiptare!”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?