Meta: U bë një maskaradë politike për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve

Teksa e quajti maskaradë politike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta thekson se u bë për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të inceneratorëve.

“E gjitha kjo maskaradë politike u bë për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve. Kjo është një lojë e mbaruar. Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj dhe as një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Asnjë fjalë nuk tërheq nga ato që kam thënë”.

Situata e tensionuar në zgjedhjet e 25 prillit, për kreun e shtetit u bë nga mazhoranca e cila sipas tij kishte vetëm një qëllim, atë të kapjes së të gjithë pushteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngjarja e Kavajës dhe e Elbasanit u provokua nga vetë eksponentë të mazhorancës. E vetmja pengesë e tyre ishte Presidenti i Republikës. Unë jam krenar që edhe i vetëm si Institucion, para mazhorancës kam kthyer çdo ligj të paligjshëm dhe të padrejtë, duke bërë qëndrese të argumentuar para çdo padrejtësie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?