Meta uron anëtaret e reja të kryesisë së PL: Së bashku me të rinjtë do të “pushtojmë” në 14 Maj Këshillat e Bashkive
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë.
Në një postim në Facebook, Meta uron anëtaret dhe thotë se së bashku me të rinjtë do të “pushtojmë” në 14 Maj Këshillat e Bashkive kudo në vend dhe shumë shpejt edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta në veçanti për Ismeralda Seidollin dhe Anisa Ibraj për zgjedhjen e tyre në Kryesinë e Partisë të Lirisë sot.
Ato janë anëtaret më të reja të lidershipit të PL dhe së bashku me Floida Kërpaçin, Ana Hazizajn dhe Kristian Kinën janë përfaqësueset e LRI-së, organizatës më të fuqishme rinore në vend.
Së bashku me të rinjtë do të “pushtojmë” në 14 Maj Këshillat e Bashkive kudo në vend dhe shumë shpejt edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Partia e Lirisë, e vendosur për Shqipërinë që u përket të rinjve dhe të rejave.
Mjaft shpopullimit të Shqipërisë! Vota për Partinë e Lirisë është garancia për të ardhmen e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.
Shqipëria u përket të rinjve! ✌️🇦🇱