Meta uron mësuesit për 7 mars: Do ia kthejmë shkëlqimin arsimit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së tij për shtyp, ka uruar të gjithë mësuesit në kuadër të ditës së 7 marsit.
Gjatë urimit të tij, Meta tha se arsimi është ‘në pikë të hallit’ dhe nuk shihet si një prioritet kombëtar.
“Më lejoni të uroj mësuesit e Shqipërisë, Gëzuar 7 marsin. Mësuesit sot janë në pikë të hallit, ne do ia kthejmë shkëlqimin arsimit. Mësuesit detyrohen të bëjnë like dhe share në rrjetet sociale dhe ky është një turp i madh. Arsimi duhet të shihet si prioritet kombëtar dhe jo t’i nënshtrohen politikave të ditës.
Nuk duhet asesi që arsimi të vihet nën zgjedhën e politikës. Qeveria, siç nuk ka mbajtur as premtimet e tjera, nuk e mbajti as për arsimin,”- deklaroi ai.