Meta uron PD për 25-vjetorin e themelimit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uroi sot Partinë Demokratike dhe Grupin e saj Parlamentar me rastin e 25-vjetorit të themelimit.
"Themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend.
Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa",- shprehet Meta në mesazhin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

