Presidenti Meta: Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i shtetit theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm. “Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”.

Postimi i plotë

Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë.

Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.

SHKARKO APP