Meta – Veljanoski: Bashkëpunim rajonal për integrimin në BE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me një pritje dhe takim nga Kryetari i Asamblesë së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

Në takim, Kryetari i Kuvendit, Meta, shoqërohej prej deputetëve Ilir Xhakolli, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Maqedoni, Fatmir Toçi, Luan Rama dhe Piro Kapurani.

Në fokus të bisedimeve mes tyre ishte forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, përmes grupeve të miqësisë, komisioneve reciproke dhe administratave të të dy Parlamenteve, duke u fokusuar në prioritetet e procesit të integrimit evropian dhe në konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh, kryesisht në fushat e transportit, agro-përpunimit, arsimit dhe turizmit.

Kryetari i Kuvendit, Meta, u ndal gjithashtu në rëndësinë që Shqipëria i kushton përshpejtimit të zbatimit integral të të gjitha pikave të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe zhvillimin ekonomik e social të pjesës perëndimore të Maqedonisë, me rezultate të prekshme për mirëqenien dhe integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në vendin fqinj, duke shprehur mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë.

Me rëndësi përshpejtimi e zbatimi integral të të gjitha pikave të Marrëveshjes së Ohrit (2)Në përfundim të takimit dy kryeparlamentarët dhanë një konferencë për shtyp, ku Kryetari i Asamblesë së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, u shpreh se “Vlerësimi yne i përbashkët është se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve janë të mira dhe se shkojnë në drejtim të mirë ose pozitiv dhe se bashkëpunimi parlamentar jep një kontribut të madh në marrëdhëniet e përgjithshme bilateral”.

“Me kënaqësi edhe një herë e përshëndeta vendimin e Komisionit Evropian nëpërmjet të cilit Republikës së Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Me këtë rast theksova se ne si Parlament jemi të hapur me kolegët e Shqipërisë në mënyrë që të ndajmë të gjitha përvojat e deritanishme, pikërisht rreth procesit të harmonizimit me legjislacionin evropian. Me këtë rast shpreha falënderimet e mia ndaj Shqipërisë, e cila në mënyrë principale, si anëtare e NATO-s, angazhohet për një politikë të derës së hapur. Nga ana ime gjithashtu përshëndeta edhe vendimin e opozitës shqiptare për t’u rikthyer në Kuvend. Shpresoj që edhe opozita jonë do ta përcjellë këtë shembull”, tha Veljanoski.

Me rëndësi përshpejtimi e zbatimi integral të të gjitha pikave të Marrëveshjes së Ohrit (5)Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh se “Ne jemi të vendosur për të rritur më tej bashkëpunimin mes dy Parlamenteve tona, në mënyrë që të rrisim cilësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe të qeverive reciproke, mes Tiranës dhe Shkupit. Shqipëria dhe populli shqiptar e shohin stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë, si një gur shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin tonë. Në këtë konteks, e shohim edhe popullsinë shqiptare shtetformuese këtu, si një faktor tejet të rëndësishëm dhe themeltar të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në shërbim njëkohësisht të progresit dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë, duke e konsideruar këtë si një urë të fortë bashkëpunimi dhe miqësie midis nesh”.

Me rëndësi përshpejtimi e zbatimi integral të të gjitha pikave të Marrëveshjes së Ohrit (4)“Ne mbështesim përshpejtimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëpresim rezultate të matshme dhe të prekshme sa më shumë në terren, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive dhe duke vlerësuar kontributin pozitiv të shqiptarëve në jetën publike, sociale dhe ekonomike të Maqedonisë. Shqipëria mbështet plotësisht dhe pa u kursyer anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe njëkohësisht kemi vendosur të shtojmë akoma më tej bashkëpunimin midis dy vendeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Maqedonia për ne përfaqëson një partner shumë të rëndësishme dhe të natyrshëm për zhvillimin e projekteve rajonale”, tha Meta.

“Në këtë drejtim, dua të theksoj rëndësinë që merr koordinimi më i mirë së bashku dhe përshpejtimi i përpjekjeve për realizimin e linjës hekurudhore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të vitalizojë edhe Korridorin e 8-të dhe do ta konsideroja lidhjen e korridoreve midis dy vendeve si një emergjencë strategjike”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP