Meta: Vendimi për reformën zgjedhore, në seancën e së enjtes

Në kuadër të reformës që pritet të bëhet tek sistemi zgjedhor, edhe pas letrës së PD mbi këtë çështje, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, ka shprehur bindjen e tij se ky vendim do të merret në seancën më të parë të Kuvendit, atë të datës 28 Janar 2016. PD me anë të një kërkese ka kërkuar miratimin e menjëhershëm, në seancën plenare të datës 28.01.2016, të vendimit për përbërjen e këtij Komisioni, që do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.

 Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet të sigurojë që zgjedhjet të jenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptar.

Në këtë kuadër Meta ka shprehur mbështetjen se kjo reformë do të jetë e trajtuar me seriozitet dhe sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve. Kryetari i Kuvendit shprehet se Reforma Zgjedhore duhet trajtuar me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të kryhet në kohën e duhur dhe transparencë të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?