Meta vizitë në Universitetin e Kozencës, dekoron “Nderi i Kombit” albanologun e njohur
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës historike në Kalabri, është pritur në Universitetin e Kozencës në Kalabri.
Kreu i Shtetit është pritur në takim nga rektori Gino Crisci, profesorë, akademikë, studies e studentë. Me këtë universitet lidhet historia e albanologjisë, historia e mendimit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës shqiptare.
Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta ka nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Francesco Altimari.
”Për kontributin e rëndësishëm si albanolog i shquar, për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e pasurisë gjuhësore dhe trashëgimisë kulturore kombëtare në trevat arbëreshe dhe më gjerë”,-thuhet në motivacionin e kësaj dekorate.