Meta viziton familjen e Heroit të Popullit: Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës
Në ditën e Çlirimit të Tiranë, Presidenti Ilir Meta zgjiodhi të vizitonte familje e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e kryeqytetit.
Në një shënim përmes rrjeteve sociale, Presidenti Meta shpreh nderimin dhe mrënjohjen e tij për njërin prej komandantëve të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjësoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.
Mesazhi i Presidentit
Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e Tiranës.
Nderim dhe mirënjohje përjetë njërit prej komandantëve më trima të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjësoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.
Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.
Nderim të gjitha nënave shqiptare, të cilat ringjallën Dëshmorët e Atdheut, duke u vënë emrat e tyre fëmijëve që lindën, për t’u bërë trima e patriotë, përherë të gatshëm për të sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Shqipërisë, nga çdo armik që kërcënon Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e saj. 🇦🇱
Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për…
Pubblicato da Ilir Meta su Martedì 17 novembre 2020