Meta viziton nesër Athinën, takime me krerët më të lartë të shtetit
Një delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë me në krye kryeparlamentarin, Ilir Meta, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Greqi.
Deputeti, Fatmir Toçi, i cili është pjesë e delegacionit bën me dije se në këtë vizitë Meta dhe delegacioni shqiptar do të takohen me përfaqëesuesit më të lartë shtetërorë dhe politik.
Toçi: “Nga neser nje delegacion i Kuvendit te Shqiperise, pjese e te cilit kam kenaqesine dhe nderin te jem, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do te jete ne nje vizite zyrtare ne Parlamentin Grek. Ne programin e vizites jane parashikuar takime te nivelit me te larte politik e shteteror te Greqise, me kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Republikes, Kryeministrin, ministrin e Jashtem, kryetaret e partive parlamentare etj.”
Deputeti socialist shton më tej se temë e bisedime do të jetë jo vetëm forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe çështjet e nxehta të cilat kërkojnë zgjidhje.
Toçi: Ne tryezat e bisedimeve vullneti i te dy paleve per forcimin e mardhenieve ne te gjitha fushat dhe mbeshtetjen reciproke, por edhe diskutimi i problemeve konkrete te vjetra e aktuale, zgjidhja e te cilave do ti coje me perpara dhe forcoje me tej mardheniet aktualisht te mira.
KOHA JONË SONDAZH

