Meta-Zaorálek: Ballkani ka nevojë për stabilitet politik

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek, me të cilin biseduan rreth forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe situatës në rajon.

Kryetari i Kuvendit i uroi mirëseardhjen ministrit Zaorálek në Shqipëri dhe theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe simpatia reciproke, që ekziston mes dy kombeve tona duhen ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, vlerësoi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe theksoi se nën Presidencën Çeke të Grupit të Vishegradit, do të punohet për intensifikimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadër të projekteve rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, Kryetari i Kuvendit shprehu besimin se klasa politike shqiptare do të arrijë konsensusin e duhur për miratimin sa më shpejt të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë që Ministri Zaorálek shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e Republikës Çeke për avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Meta dhe Zaorálek diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen se rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një të ardhme të sigurt brenda Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?