Meta zbulon paktin Rama-Basha: Pas 5 qershorit i thashë Lulushit “hajde këtu ti”
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me bashkëpunimin me Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale apo në misionin për përmbysjen e qeverisë me protesta.
Meta tha se e vetmja mënyrë për të larguar Edi Ramën është me votë, por edhe protestat janë opsion në tryezë në rastin e qeverisjeve kleptokratike.
“Jo, jo. Me zgjedhje në çdo rast,. Por kur është kleptrokratike ose pak me vizë edhe me protesta si Milloshi. Ne do të komunikojmë me çdo parti, me çdo individ, qytetar që kërkon çmontimin e këtij regjimi kleptokraci. Nuk kemi asnjë përjashtim për askënd. Nga pseudo-protestat e keni fjalën ju, nga gjumi fitimprurës. Ja u tregon, pyesni zonjën Jozefina se ka qenë më e qartë nga të gjithë, se jua tregon ajo”, tha Meta.
Në vijim Meta tregoi prapaskenat e diskutimeve të tij me Lulzim Bashën pas vendimit të mazhorancës për të prishur me njëanshmëri marrëveshjen e 5 qershorit 2021, para hyrjes në zgjedhjet e përgjithshme.
“Po nuk dua, se nuk ka pas asnjë problem kalkulimi të gabuar nga lidershipi i PD-së në atë kohë. Kanë qenë të gabuara për shkak të një besimi të gabuar të lidershipit të LSI që i kishin dhënë besën lidershipit të PD. Ka qenë një biznes i rënë prej kohësh dakord me Ramën dhe ka qenë në kurriz të LSI dhe jo vetëm LSI por gjithë klasës politike në vend. Ajo që ka ndodhur ka qenë një bashkëpunim i të dyve, që gjoja me një përplasje artificiale ky digjte palmën këtu dhe ai bënte miting në Berat për të shkuar te ai rezultat i zgjedhjeve të 25 qershorit. Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje. Por organizimin merre vete në dorë. Se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit ishte grusht shteti”, shtoi Meta më tej.