Meta zgjedh Liqenin e Xhebrahimeve për të kaluar të dielën
Politikë E Diel, 28 Mars 2021 12:22
Presidenti Ilir Meta larg kostumit të zyrtarit, po shijon këtë ditë të diel nën rrezet e diellit. Përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit tregon se ndodhet në Liqenin e Xhebrahimeve në Sauk.
“Një e dielë e mrekullueshme te Liqeni i Xhebrahimeve, Sauk.”, shkruan Meta, teksa ndodhet i shoqëruar me një qytetar.
Përveç se i buzëqeshur, Meta shfaqet i veshur sport, me një xhup xhins.