Mete dhe Ibrahimaj betohet si ministra tek Presidenti Begaj
Pas votimit të dekreteve në Kuvend, këtë pasdite u zhvillua në Institucionin e Presidentit të Republikës ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave. Përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit. Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Gazmend Bardhi ngriti akuza ndaj Presidentit, duke thënë se kishte dërguar në Parlament një dekret antikushtetues. “Presidenti ka dekretuar një pozicionin e ministrit një zyrtar publik, i cili nuk mund të emërohej sepse ushtron një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Metes, nga pozicioni në AMF, është bërë në seancën e së hënës. Pasi presidenti bëri dekretimin e tij si ministër’‘,-tha Bardhi.
Duke iu drejtuar Nikollës, Bardhi theksoi se duhej të ishte kryeparlamentarja ajo që t’i kujtonte kreut të shtetit që ka sjellë në Kuvend një dekret në kundërshtim me Kushtetutën.