Metsola rizgjidhet si Presidente e PE, Rama: Shqipëria pret të vijojë punën për forcimin e raporteve me BE-në
Këtë të martë, Roberta Metsola u rizgjodh presidente e Parlamentit Evropian. Teksa e ka uruar, kryeministri Edi Rama thotë se ripërtëritja e besimit me 562 vota është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë.
Postimi i plotë
Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian.
Rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në këto kohë sfiduese për të gjithë.
E dashur Roberta, rizgjedhja jote është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret me padurim të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbrojtur dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e një BE që i përkasim dhe punojmë çdo ditë për t’u bërë pjesë.