Mevlan Shanaj i drejtohet Sandër Prosit: Ka ngordhur arti, ka ngordhur filmi!

Nga Mevlan Shanaj-

Sandër Prosi! E di ti që prej 10 vjetësh mungon filmi artistik në Shqipëri?! Sipas medias shfaqen me pompozitet nëpër premiera të mahnitshme, por te publiku asgjë nuk shënohet nga këto realizime! Asnjë karakter nuk kam dëgjuar të përmëndet apo të lenë gjurmë në memorjen e shikuesëve!

Sandër asnjë nga aktorët e kinemasë nuk e ngre zërin, për këtë mjerim artistik, kur them asnjë po asnjë për be! Po thuajse mbi 97/100 e tyre janë në “agjirim” se ti edhe këtë fjalë e ke harruar! Mik i shqiptarëve!

Në ekranin shqiptar ka rënë flama, të kujtohet ajo sëmundja e pulave, që ngordhnin në masë?!!

Pooooo, ka ngordhur arti, ka ngordhur krijimtaria! Të gjithë profesionistët e ekranit që nga regjisorët që ende frymojnë dhe ata pak dramaturgë të filmit me shpurën e aktorëve që fryhen me të shkuarën kanë mbetur  pa përjashtim në fushën ku korbat u lëshojnë glasat!

SHKARKO APP