”Mezi pres akademinë e barinjve”, Rama flet kundër analistëve: Zvarranikë të ekraneve të natës

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me fermerët në Devoll ka thumbuar analistët pas ironizimeve për ngritjen e Akademisë së Barinjve, nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Rama tha se pret me padurim që kjo akademi të krijohet sa më shpejt, në mënyrë që analistët të mësojnë se barinjtë nuk janë për t’u përqeshur.

“Mezi po pres ta bëjnë atë akademinë e barinjve, të ftojmë analistët, çobenj pa dhëmbë e tru të vijnë në akademi, t’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut të stanit e të kuptojnë që çobenjt s’janë për t’u marrë në gojë e për t’u përqeshur se jetojnë në lartësi të mëdha, jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.

SHKARKO APP