“Migjeni” i Shkodrës ngrihet në këmbë, revoltë për shembjen e Teatrit
Teatri Migjeni i Shkodrës është ngritur në këmbë sot për të protestuar ndaj shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar.
Artistët e”Migjenit” me pankarta në duart, “Unë jam Teatri” dhe duke respektuar distancën nga njeri tjetrit kanë shprehur revoltën e tyre në mbështetje të kauzës për Teatrin.
Godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë u shemb në orën 4:30 të dielës me mbështetjen e qindra forcave të Policisë, që larguan me forcë prej aty aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.