Mike Pompeo, ish-sekretari amerikan i shtetit, arrin në Tiranë

Ish numri dy i presidencës amerikane i kohës së Presidentit Donald Trump, zoti Mike Pompeo, ka mbërritur sonte në Tiranë.

Ai do të jetë të hënën në një ceremoni në Universitetin e Tiranës për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”.

Mike Pompeo u prit në hotelin ku do të qëndrojë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA” – shkroi Alket Hyseni në Facebook.

Mike Pompeo është një politikan që shërbeu në presidencën e Donald Trump si drejtor i CIA nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari Shteti nga 2018 deri në 2021.

Pompeo ishte fytyra e zbutur e pjesës së vrazhdë dhe serioze te ish-presidentit Trump.

SHKARKO APP