Miliarderi i Surrelit – drejtuesi i i hajdutëve, kriminelëve, trafikantëve dhe perversëve

Nga Kastriot Islami

Në 2013 për të fituar MANDATIN I, Rama mashtroi duke deklaruar se “Fajin e ka Saliu! dhe premtuar: 1) 300 mijë vënde pune, 2) Mjekësi falas; 3) Taksa të ulta për të gjithë… Por vetëm vodhi shqiptarët e Shqipërinë së bashku me oligarkët, kriminelët dhe trafikantët…

Në 2017, për të fituar i vetëm MANDATIN E II, Rama mashtroi duke deklaruar: Fajin e ka Iliri! Dhe premtuar: Më jepni mua “timonin dhe tepsinë” e pushtetit se do të hani më lugë të artë! Pasi bleu votat me paratë e korrupsionit dhe kërcënoi votuesit me kriminelët, vodhi përsëri i vetëm Shqipërinë e shqiptarët…Mbolli vendin me marijuanë dhe e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës…

Në 2021 për të fituar MANDATIN E III, Rama po tenton ti mashtrojë përsëri shqiptarët duke hedhur në treg mashtrimin e trashë: Këtë rradhë, do të punoj për Ju dhe për Shqipërinë… Sepse për 8 vjet realisht ka punuar vetëm për pasurimin e tij e të sektit te tij dhe për varfërimin e shqiptarëve, nënshtrimin e tyre policor dhe detyrimin për ti kthyer në azilkëkerkuesit më të mëdhenj në Europë…

Këtë rradhë askush nuk e beson më, madje të gjithë e urrejnë si hajdut i babëzitur me pasuri qindra miliard euro! Si kryeoligark dhe shok të oligarkëve që ka kapur shtetin për fyti dhe po mbyt shqiptarët! Si mik të ngushtë të kriminelëve dhe trafikantëve që e ka kthyer Shqipërinë në vëndin e krimit të organizuar dhe të mafias vëndase e ndërkombëtare! Si armikun me te madh qe po boshatis Shqiperine dhe po i detyron shqiptarët të emigrojnë…Si vrasesi i shpresës dhe të ardhmes së rinisë….Si tradhëtari më i madh që tentoi të hidhte në erë pavarësinë e Kosovës, që po shet kufijtë e territoret e Shqipërisë, që po ju fut thikën pas shpine partnerëve strategjikë!

Për ti shpëtuar humbjes së madhe dhe ndëshkimit të pashmangshëm Hajduti dhe Miliarderi i Surrelit, i tronditur thellë psiqikisht e në panik, është gati të hedhë në erë gjithcka, të lërë tokën e djegur, duke shkatërruar GjK e GjL, duke dhunuar kushtetutën dhe rregullat e lojës për zgjedhje të lira e të ndershme, duke u futur në konflikt me shumicën e shqiptarëve por edhe me të gjithë vëndet e rëndësishme e partnere.

Këtë rradhë të gjithë janë ndërgjegjsuar se FAJIN E KA EDVINI, prandaj e pret SHPORRJA e NDËSHKIMI nga urrejtja e revolta masive qytetare! Qytetaret e revoltuar do tja sekuestrojnë edhe të gjithë pasuritë e paligjshme Rames e sektit te tij, duke filluar nga BUNKERI I SURRELIT!

SHKARKO APP