Militantët e PS ndalojnë gazetarët e “Koha Jonë” në qendrat e votimit

Militantë të Partisë Socialiste kanë ndaluar sot gazetarët e “Koha Jonë” të ndjekin procesin e votimit në disa prej qendrave të Tiranës.

Gazetarët janë ndaluar të kryenin detyrën e tyre për informimin mbi procesin zgjedhor në qendrën e votimit Nr. 1958, që ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional 1, pranë zonës së “Harry Fultz”.

Gazetarët Daniel Muçaku dhe Florian Doga, të pajisur me leje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për monitorimin e procesit të votimit, janë nxjerrë me dhunë nga një qendër votimi, ku militantët e PS u turren për ti marrë kamerën gazetarit të KJ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që i kanë nxjerrë jashtë nuk kanë qenë anëtarë të komisionit, por militantë të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç shihet në pamjet e siguruara (sepse disa momente të dhunimit nga militantët nuk lejuan filmimin) nga gazetarët, një grua që nuk ka lidhje me komisionarët dhe as më vëzhguesit, hyn nga jashtë dhe kërkon që media KOHA JONE të mos lejohet të kryejë detyrën e saj. Gruaja thotë se “komisionerët tanë të mos lejonë median” . Pasi gazetarët e “Koha Jonë” janë prezantuar me dokumente identifikimi të KQZ dhe të redaksisë, shoqërues të gruas kanë nxjerrë me forcë gazetarët. I gjithë skandali ka ndodhur në prani të komisionerëve.

Sipas Kodit Zgjedhor, vetëm anëtarët e Komisionit të Votimit mund të marrin vendime për procesin apo dhe të thërrasin policinë kur ka probleme, por jo qytetarë që qëndrojnë jashtë dhe nuk kanë asnjë funksion.

Siç duket militantët e Rilindjes i shqetsojnë qëndrimet e KOHA JONE e jo procesi i votimit!

Militantja e PS, pa asnjë funksion në Komisionin e Votimit që është konfliktuar me gazetarët e "Koha Jonë"

Militantja e PS, pa asnjë funksion zyrtar në Komisionin e Votimit, që është konfliktuar me gazetarët e “Koha Jonë”

Gazetari i “Koha Jone” nuk lejohet në qendrën e votimit

Dokumentet e lëshuara nga KQZ për gazetarët e “Koha Jonë” të cilët u sulmuan sot nga militantët e PS: Daniel Muçaku dhe Florian Doga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?