Milo: Kryebashkiakët e rinj të mos përdorin pushtetin për përfitime vetjake

 

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, zhvilloi një takim në Pukë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“E rëndësishme është që ju të zgjidhni njerëzit që janë për ju, që janë mbi të gjitha shërbëtor të komunitetit, të mos e përdorin pushtetin vendor për të marr të mira materiale dhe për të krijuar favore për vehten”, deklaroi Milo.

Për Milon kandidati duhet ta shikojnë pushtetin vendor si një instrument të natyrshëm të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Kjo është cilësia e qeverisjes që ne ofrojmë si alternative e aleancës së Shqipërisë Evropiane”, deklaroi ai

SHKARKO APP