Milo në Roskovec: Dëmshpërblim banorëve nga shfrytëzimi i papërgjegjshëm i zonës naftëmbajtëse

 

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, zhvilloi një takim në Roskovec, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

“Në emër të Demokracisë Sociale shpreh solidaritetin tonë më të fuqishëm dhe në mbështetjen tuaj, që ju të mos vuani dhe të mos keni më shqetësime si këto që iu janë krijuar kohët e fundit nga kompani apo edhe njerëz që janë të papërgjegjshëm përkundrejt qytetarëve të Roskovecit dhe të gjithë zonës. Për hir të fitimeve të tyre ata përpiqen që të mos kenë në përkujdesje interesat tuaja”, tha Milo.

“Ne kërkojmë që në emër të ligjit, në emër të zbatimit të tij, të rikthehet vëmëndja dhe të zbatohet kontrata, jo vetëm kontrata shtetërore por edhe kontrata qytetare, sepse më e rëndësishme është kontrata me qytetarët se sa kontrata me ligjin n.q.s ligji nuk zbatohet.

Ne mbështesim qytetarët e kësaj zone, të bashkisë së Roskovecit, për një trajtim serioz, për një dëmshpërblim deri në fund, të të gjitha dëmeve që iu janë krijuar qytetarëve, nga qeverisja dhe shfrytëzimi i papërgjegjshëm i zonës naftëmbajtëse këtu”, shtoi ai.

SHKARKO APP