Milo: Nuk shkojmë në koalicionin e djathtë
Partia Demokracia Sociale është në proces negocimi me Partinë Socialiste për të dalë së bashku ne zgjedhjet e ardhshme vendore, por edhe nëse PS refuzon, PSD do të jetë e hapur për negociatat me alternativat e tjera politike, ndërsa përjashton kategorikisht koalicionin me të djathtën.
Kjo u bë e ditur nga kreu i PDS-së Paskal Milo, i cili më parë kishte kushtëzuar koalicionin me socialistët me respektimin e marrëveshjes së 2013.
“Ne jemi në një proces negocimi me partinë socialiste të cilin ne do ta zhvillojmë me vullnet por që nuk varet vetëm nga ne.
Në momentin kur do të ketë një produkt në vijim të bisedimeve që kemi kryer dhe në respekt të zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar para 2 vitesh ne natyrshëm do të shkonim në koalicionin të cilin jemi ndodhur, por në momentin që nuk do të ketë dhe që ne nuk e urojmë një përfundim të negociatave që ka parasysh interesat legjitime të Partisë Demokracia Sociale atëherë ne jemi në të drejtën tonë që të kërkojmë një alternativ tjetër përfaqësimi në zgjedhjet vendore. Nuk bëhet fjalë që Demokracia Sociale të shkojë në një koalicion me të djathtën për shkak të ndryshimeve programore që kemi”, u shpreh Milo.
KOHA JONË SONDAZH

