Milo: Rama – Meta, një marrëdhënie e minuar

“LSI kërkon konsensusin e PD për reformën në drejtësi sepse nuk ka besim tek aleati i tij në koalicion Edi Rama”. Kjo është deklarata e kryetarit të PDS-se Paskal Milo në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, aleat i qeverisë Rama, shprehet skeptik për realizimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. I ftuar në Report Tv, Milo thotë se pengesat më të mëdha politika po i krijon rreth “betejës” për emërimet e reja në sistemin gjyqësor. Sipas kreut të PDS-së, aleati kryesor në qeverisje, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, është duke kërkuar me ngul konsensusin e demokratëve, për shkak se sipas Milos, nuk ka garanci vetëm tek kryeministri Edi Rama.

Lidhur me raportin mes dy aleatëve Rama-Meta, Paskal Milo shprehet se marrëdhënia mes tyre është e minuar – ndaj, thekson ai – të dy janë të kujdesshëm për të mos hedhur asnjë hap të gabuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?