Milo: Topi në fushën e PS-së, gjithçka varet nga ata

 

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, lidhur me koalicionet për zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i PSD-së, Paskal Milo tha se tashmë çdo gjë varet nga PS dhe se topi është në fushën e tyre.

"Tani gjithcka varet nga PS, topi është në fushën e socialistëve, por besoj se do të gjejmë mirëkuptim

Ne kërkojmë vetëm ato që na janë premtuar dhe nënshkruar në marrëveshjen që kemi bërë.  

Aleanca nuk duhet parë në plan afatshkurtër, por duhet parë në një plan afatgjatë", deklaroi Milo. 

SHKARKO APP