Anulohet tenderi për Milot-Balldre, Ministria e Infraskturës: Asnjë ofertë nuk plotësonte kushtet e kërkuara

Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre. Ministria e Infrastrukturës argumenton në njoftimin e anulimit se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk është vlerësuar e përshtatshme pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuara.

Koncesioni për ndërtimin dhe operimin e autostradës Milot-Balldre ka një vlerë prej 364.7 milionë lekësh dhe është me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?