“Milot-Fier”, Rama: Jam pa fjalë nga ata që duan të qeverisin për një rrugë që ende nuk ka nisur
Ndërtimi i rrugës Milot-Fier me një shumë prej 1.2 miliardë eurosh është afera më e madhe korruptive e qeverisë “Rama”. Ndaj kësaj akuze të opozitës ka reaguar vetë kreu i Qeverisë Edi rama i cili thotë se është pa fjalë nga gjuha e përdorur nga ata që duan të qeverisin vendin lidhur me këtë projekt, që sipas Ramës ende nuk ka nisur.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin ! TURP”, shprehet kryeministri Edi Rama.