Mimi Kodheli: Nuk jam unë gruaja kandidate për Bashkinë e Tiranës
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se nuk do të jetë ajo femra kandidate e të majtëve për Bashkinë e Tiranës.
Këtë deklaratë Kodheli e ka bërë në një takim me gazetarët në ambjentet e ministrisë.
Kodheli ka shuar kështu kuriozitetin e gazetarëve rreth kandidimit të mundshëm të saj përfolur në rrethe të ngushta. Mimi Kodheli ishte emri me i lakuar për kandidimin për Tiranën, pasi kryeministri Edi Rama tha se kandidatja mund të ishte një femër.
Kodheli më tej ka thënë se nuk u rikthehet punëve nga të cilat ka dhënë dorëheqjen, duke iu referuar eksperiencës së saj si nënkryetare e Bashkisë kur ajo drejtohet nga Rama.
KOHA JONË SONDAZH

