Mimi Kodheli rizgjidhet zv/presidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Për herë të dytë deputetja e PS-së Mimi Kodheli është zgjedhur si zv/presidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Kodheli është kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, ndërsa është zyrtarja e parë shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mban postin e zv/presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s që prej 23 nëntorit të vitit 2020.