Mimi Kodheli: Shqipëria u është bashkuar sanksioneve të vendosura kundër Rusisë
Mimi Kodheli, e cila mban edhe postin e zv.presidentes në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në një dalje për mediat ka deklaruar se Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës dhe do të vendosë sanksione kundër Rusisë njësoj siç kanë bërë edhe shtetet e tjera europiane.
“Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbrojte të sovranitet territorial të Ukrainës. Ajo është e pandashme dhe se çdo sfidë ndaj saj prek të gjitha vendet e BE. Shqipëria në qëndrimet e BE, SHBA dhe vendeve partnere nuk është mjaftuar vetëm me fjalë. Shqipëria u është bashkuar sanksioneve që BE dhe SHBA kanë vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe reagimet e Rusisë. Ne kemi qenë të angazhuar për trajtimin me përparësi të situatës në Ukrainë. Qëndrimet tona kanë qenë publike dhe janë shprehur në takimin e ministrave të mbrojtjes”, shprehet Kodheli.