Mimoza Hafizi flet për përplasjen me Ramën
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka reaguar pas përplasjes që ajo pati me kryeministrin Edi Rama ditën e enjte në parlament, ku po diskutohej ligji i importimit të plehrave në vendin tonë.
Hafizi, e cila kohët e fundit ka qenë kritike ndaj Ramës, shprehet se në seancën e të enjtes së kaluar ajo hapi një debat qytetar dhe profesional në lidhje me importin e mbetjeve, por mori mbrapsht reagimin harbut të kryeministrit.
Po citojmë statusin e plotë të deputetes në rrjetet sociale:
Miq, Ķëto ditë kam pasë shume komunikime nga të njohur e të panjohur, të cilët kanë ndjekur në media reagimin harbut të kryeministrit ndaj meje, në sallën e parlamentit, të ejten e kaluar. Reagim për një debat shumë qytetar dhe profesional që unë hapa në lidhje me importin e mbetjeve.
Nje student ekselence më shkruan: “Lëre mediokritetin të ngazëllehet në injorancën e vet! “
Une pikërisht këtë bëra, e lashë të japë i vetmuar atë ditë, atë shfaqje të trishtë për çdo shqiptar, teksa sheh kryeministrin e vet krejt të çekuilibruar emocionalisht e të çakorduar në shifra e argumente.[twocolumns] your text here [/twocolumns][twocolumns class=”omega”] your text here [/twocolumns]
KOHA JONË SONDAZH

