“Mini-Shengeni Ballkanik”, Vuçiç telefonon Ramën e Zaev: Bisedë e shkëlqyer
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka pasur dy biseda me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë maqedonas, Zoran Zaev rreth përgatitjeve për samitin e dytë Ballkanik që do të zhvillohet sipas tij në Ohër.
“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”,- shkruan Vuçiç.
Samiti i parë mes lidërve u mbajt në 10 tetor të këtij viti ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës.
Takimi i dytë në Ohër do të mbahet më datë 9 Nëntor ndërsa Vuçiç ka treguar se biseda me dy partnerët e tij për “mini- Shengenin Ballkanik” ka qenë e frytshme dhe pozitive.