Aksident i rëndë në Gramsh. Minibusi bie në përrua, 1 viktimë dhe 9 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Bregas të Gramshit, ku një minibus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia konfirmon se viktima është i moshës 30-vjeçare.

Në afërsi të fshatit Bregas, një minibus ra në një përrua, pasi shoferi dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosurit janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?